Δευτέρα, 13 Οκτωβρίου 2008

Bisedimet greko-shqiptare në vitet e Lidhjes së Prizrenit

Pjesa që po botoj është nxjerrë nga përkthimi grek i librit, tashmë klasik, të Prof. Evangjellos Kofos, Greece and the Eastern Crisis, 1875-1878, IMXA, Selanik, 1975 (botimi greqisht nga Ekdotiki Athinon, Athinë, 2001). Në kapitullin e VI të librit në një nënkapitull me temë “Bisedimet greko-shqiptare”, f. 117-119, autori trajton bisedimet (e dështuara) greko-shqiptare rreth planit të vjetër për bashkëpunim midis dy popujve për një qëndrim të përbashkët kundër Turqisë i cili do çonte në një federate (apo monarki dualiste) Greqinë dhe Shqipërinë. Për autorin edhe veprën shkruan historiani i njohur K. Frashëri (Lidhja Shqiptare e Prizrenit, 1878-1881, v. I, Tiranë, 1989, f. 64): “Ndër historianët grekë të pasluftës, duhet përmendur në mënyrë të veçantë E. Kofos, i cili u mor me lëvizjen shqiptare të viteve të Krizës Lindore, në dy punime të tij të pasura nga materiali dokumentar – në veprën kushtuar Greqisë gjatë viteve 1875-1878 ku Lidhja e Prizrenit është parë si një forcë politike më vete dhe në referatin kushtuar posaçërisht Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me rastin e 100-vjetorit të themelimit të saj”. Takimet që pati Abdyl Frashëri me grekët trajtohen më hollësisht po nga K. Frashëri (ku shihet edhe ána e historiografisë shqiptare për çështjen) në veprën Abdyl Frashëri, 8 Nëntori, Tiranë, 1984, f. 91-105.

Bisedimet greko-shqiptare

Pak ditë pas rrënies së Plevnës, qeveria greke dërgoi në mënyrë sekrete deputetin Stefanos Skouloudis, për të takuar përfaqësuesit shqiptarë në parlamentin turk [1877]. Midis tyre ishte Abdyl Bej Frashëri dhe Mehmet Ali Bej Vrioni, me të cilët kishte zhvilluar negociata sekrete të cilat dështuan, në Janinë, korrikun e kaluar, diplomati Mavromatis. Urdhrat e Skouloudis ishin që të arrinte një marrëveshje ushtarake me shqiptarët edhe pse do ishin të paevitueshme bisedimet rreth statutit që do kishte Shqipëria pas lufte. Në takimet e tij me Abdyl Frashërin, Skouloudi, nga njëra anë rishtroi idenë e vjetër për kompozimin e një mbretërie dualiste nën [mbretin] Jeorjio – i cili do mbante titullin “Mbret i grekëve dhe i shqiptarëve” – dhe nga ana tjetër ofroi autonomi të gjerë për trojet shqiptare brënda mbretërisë.

Nga ana e tij Abdyl Beu rishtroi planin e vjetër shqiptar për formimin e një mbretërie autonome shqiptare. Por kësaj rradhe pranonte që kjo mbretëri të ishte vasale e Greqisë. Skouloudi, parimisht, nuk kundërshtoi këtë propozim siç kishte bërë para tij Mavromati. Por, propozoi që të emërohet mbret i Shqipërisë princi Nikolaos, djali pesvjeçar i Jeorjios. Abdyl Beu nuk mbylli derën por insistoi që të përcaktohen kufijtë e mbretërisë shqiptare, në të cilën bënte pjesë Shqipëria Qendrore, Shqipëria Jugore dhe Epiri, por jo përkohësisht Shqipëria Veriore ku bashkëpatriotët e tij shikonin drejt Italisë për emancipimin e tyre politik.

Duke dashur të parandalojë reaksionin grek ndaj aneksimit të Epirit, udhëheqësi shqiptar ofroi popullsisë greke të provincës një status të privilegjuar brënda shtetit shqiptar. Edhe kësaj rradhe, Skouloudis, nuk dha përgjigje të prerë për këtë propozim sepse nxitohej që të mbylli marrëveshjen ushtarake. Si përfundim, megjithë përpjekjet, të dy bashkëbiseduesit nuk arritën në një rezultat pozitiv, pasi që të dy dështuan në përpjekjet e tyre për të bindur secilën palë të bëj lëshime guximtare. Sidomos myslimanët shqiptarë të Veriut nuk rranë dakort me propozimin e Abdyl Beut që të pranohet plani grek për një mbretëri shqiptare, vasale e Greqisë me mbret grek.

Por edhe Athina ishte kategorikisht kundër idesë së aneksimit të Epirit në një shtet autonom shqiptar. Si rrjedhim raundi i ri i bisedimeve greko-shqiptare mbarroi pa rezultate. Udhëheqësit shqiptarë nxitoheshin të ktheheshin në vendet e tyre të cilat rrezikonin invadimin nga malazezët, serbët, grekët, madje dhe italianët.

Para se të nisen, Abdyl Beu i zbuloi Skouloudit se udhëheqësit e shqiptarëve, nën pretekstin e invazionit të huaj, do përpiqeshin të merrnin lejen e Portës për mobilizim të përgjithshëm të shqiptarëve. Qëllimi i tyre i vërtetë ishte që të shpallnin pavarësinë nga Perandoria Osmane. Parashtroi pra tek Skouloudi një skicë të gjatë të planit kryengritës shqiptar edhe theksoi nevojën që të dy palët të evitojnë konfliktin e armatosur, dhe të gjejnë në vazhdim mënyra bashkëveprimi. Më konkretisht, sugjeronte që ushtria greke që do invadonte në territorin turk të kishte në komandë vetë mbretin Jeorjio, kështu që prezenca e tij do përbënte një garanci të çmuar për myslimanët e Thesalisë (turq dhe shqiptarë), të cilët nuk do sillnin ndonjë pengesë. Pas pushtimit të Thesalisë – gjithmonë sipas Abdyl Beut – ushtria greke duhet të kthehej drejt Epirit për të pushtuar krahinën e Artës. Në të njëjtën kohë sugjeronte që një fuqi e rregullt ushtarake, rreth 5.000 vetash, të mblidhej në Korfuz nga ku do hidhej në bregun matanë për të prerë komunikacionet dhe ndërlidhje [e Turqisë] me Shqipërinë. Në këtë mënyrë, ushtria greke, mund shtinte nën kontroll pjesën tjetër të Epirit.

Të dy negociatorët u ndanë në fund të dhjetorit, duke uruar që të vazhdojnë bisedimet e tyre në Korfuz. Rranë dakort, megjithatë, në pikëpamjen se shëmbja e plotë Perandorisë Osmane do thjeshtësonte bashkëpunimin midis grekëve dhe shqiptarëve. Por qorrsokaku i negociatave të Stambollit u shtoi dyshimet autoriteteve në Athinë, të cilët vendosën që të mos furnizojnë me armë himarjotin mysliman Gjoleka, i cili ishte treguar i gatshëm të bashkëpunonte me grekët, duke çelur kryengritje në pjesën veriore të Epirit.

Raundi i fundit i bisedimeve greko-shqiptare u zhvillua në Korfuz, në fillimet e shkurtit 1878, por prapë pa rezultat. Gjendja tashmë kishte ndryshuar plotësisht, pasi në 31 janar ishte nënshkruar paqja midis rusëve dhe turqve. Qeveria e re e Koumoundouros arriti në konkluzionin se nuk ekzistonin hapësira për arritjen e një marrveshjeje me shqiptarët, sepse ata bënin kërkesa për ndihmë ekonomike dhe ushtarake dhe nga ana tjetër paraqisnin pretendime ndaj Epirit. Edhe Koumoundouros-, që ishte partizani më i flaktë i bashkëpunimit ballkanik dhe greko-shqiptar, u detyrua t’i shkruante Skouloudis:

“E mendoj tepër të rrezikshme të kontribuojmë né në ndërtimin afër krahëve tanë një fuqie armiqësore. Shqiptarët janë turq, me tuqit kanë interes, nga ata janë ndihmuar; pse nuk rrijnë të udhëzohen nga né? Më duket se bashkë me né duan të formojnë identitetin e tye kombëtar. Duke mos patur mjete, i kërkojnë ato nga né që të arrijnë qëllimet e tyre.”.


[shënime nga Tannhäuser]

4 σχόλια:

N.Ago είπε...

me shumë interes! si gjithnjë...

nevila είπε...

Interesante! Uroj qe 2009 te keni me shume tema per te shkruar, per te thene "te thena te pathena"

webmaster είπε...

http://www.You4Dating.com

Vend Takim Online per te Gjithe.

1.Websiti yne eshte drejt dhe i shpejt per te Gjeture Shoke (Shoqe),Partner apo Fatin tuaj Online
nepermes Internetit,Deshironi te Kaloni kohe te Mire Vizitoni Websitin Tone.

2.You4Dating eshte eshte Websit ne Internet per ta Gjeture Fating dhe eshte 100% Falas.
Ne ju lejojm ju qe te hapeni Konton tuaj Falas dhe te Lejoni dhe Bllokoni Kedo sipas deshires suaj.

3. http://www.You4Dating.com , eshte website i ndertuar nga Shqiptaret e Anglis ku te gjithe ju jeni te Mireseardhure,You4dating.com
eshte website Profesional i Dezajnuar per te gjithe dhe Vizitoret kane Kontroll te Plote te Kontos se tyre: View messages
View messages ,Address Book , My data,My profile,Who seen profile,Change profile,Remove profile, Search,All users,Users online:,Visited profiles,Matchmaker, Options,Options,Change password,Ban list,My Favorites dhe shum te tjera.

4.You4Dating.com eshte Website Internacional per te gjithe pa marr parasysh se cfare Gjinie apo Feje Jeni,te gjith jeni te Mireseardhure.

5.You4dating.com eshte 100% Falas.Keni shkuar deri ketu s'ju pengon asgje dhe s'ju kushton asgje qe ju te Regjistroheni,Vizitoni Websitin qe te Filloni Takimet me Personat qe ju Deshironi,Faleminderit dhe Respekt.

http://www.You4Dating.com
-------------------------
http://www.You4Dating.com
-------------------------
http://www.You4Dating.com .

Ba Bái είπε...

Tannhäuser, mua më ka rënë në dorë një përkujtesë private e firmosur nga Faik Konitza dhe Fan Noli, që bën fjalë për krijimin e një mbretërie shqiptaro-greke sipas modelit Austro-hungarez, andej nga viti 1911, në mos gaboj; është botuar nga Vasilis Kondis, që jep edhe faksimilet. Projekti më pas u braktis, nuk e di pse, ndoshta nga ngurrimi i palës greke. Kam fotokopjen dhe ndoshta me kismet po e botoj te blogu im.