Hyrje
Për identitetin e pellazgëve dhe marrëdhëniet e tyre me popujt e tjerë të lashtësisë janë ngritur jo më pak se 17 teori (hipoteza). Njëra prej këtyre teorive është negative, domethënë se mohon egzistencën e pellazgëve si popull historik. Një tjetër pranon se ky emërtim (pellazg) i referohet një populli të lashtë konkret por që në lashtësi mori një formë të gjerë dhe jokonkrete duke identifikuar me këtë emërtim të gjitha fiset parahelenike që banonin në Greqi. Teoria më e përhapur ndër historiografinë vulgare (joshkencore) shqiptare, është ajo që identifikon pellazgët me stërgjyshërit e shqiptarëve, lindësit njëkohesisht të popullit grek. Në fakt grekët përmendeshin sidomos nga Rilindasit arbëreshë edhe nga autorë arvanitas, kurse sot mënjanohen duke folur vetëm për shqiptarë. Kjo teori u paraqit edhe me të dhëna shkencore por u hodh poshtë si jo e besueshme sepse nuk dha përgjigje në disa pyetje themelore.
Shumica e autorëve të sotëm që janë marrë me problemin pellazg u përpoq t’u japi pellazgëve një identitet duke marrë parasysh – përveç informacioneve nga autorët e lashtë – edhe disa të dhëna linguistike, arkeologjike si dhe fetare. Një tjetër teori i do pellazgët popull indoevropian (dhe më 1958 emri pellazg u interpretua nga përkrahësit e kësaj teorie si *bhel – çohem, çel dhe *osgho – degë, pra etimologjia e emrit ishte degë që çel, ngrihet) por mangësia e kësaj teorie qëndronte në faktin se ishin vërejtur shumë të dhëna jo-indoevropiane në këtë popull.
Më poshtë po paraqes një teori që mua më duket mjaft bindëse për identitetin e pellazgëve e cila është paraqitur nga Dr. K. Siamakis, filolog the teolog, në librin e tij “To Alfavito” (Alfabeti), Selanik, Kalamos, 1988, f. 165-178 (ose 1,352-379). Në këtë libër biles Siamakis paraqiti edhe zbulimin e tij të madh të jetës, deshifrimin e dy shënjave sillabike të Linearit B. Siamakis është i njohur më shumë jashtë Greqisë për edicionet e tij kritike në veprat e Shën Jeronimit, të Dositheut të Jeruzalemit etj dhe për studimet biblike. Ndarja e shkrimit në tituj, hyrja si dhe përkthimi është kryer nga unë.
Emri i Pellazgëve dhe shtrirja e tyre e hershme
Kam vënë rre se në unazën bregdetare të vendeve të mesdheut lindor, shumë kombe të lashta, natyrisht më të lashta nga dyndjet në to të indoevropjanëve dhe të semitëve aziatikë, emëroheshin me emra që janë etimologjikisht të afërta dhe kanë të gjitha në temë tre bashkëtingëllore: p l s ose f l s; “Pilusioi” (dhe “Pilousion”), “Filistim” (“Plstim”) ose “Filistaioi” ose “Palestinë”, “Pellazgë” (dhe “Pellasgjia”), “Pelsinoi” ose “Felsinoi” në luginën e lumit Pado (dhe “Felsina”, qyteti i madh Etrusk në këtë luginë, ajo që u quajt Bononia dhe më pas Bologna), “Falisci” ose “Faliskoi” në luginën e lumit Tiber rreth Romës (dhe “Faliscus” ose “Faliskon” qyteti i madh i Etruskëve në vend të Romës, dhe “Terra Falisca” ose “Faliscus ager” lugina që më vonë u quajt Campania). Edhe “Fellahët e Egjiptit të sotëm ruajnë emrin e lashtë të “Pilousëve” dhe Ferezeoi (p r z i), degë e Filistinëve ose Palestinezëve që përmenden në Bibël. Sepse bashkëtingëlloret f r z janë aspiratet e bashkëtingëlloreve p l s.
Dhe duket se këta popuj më lartë kishin të njëjtën gjuhë, fe dhe tradita. Ishin një popull kamit dhe afrikan, banorë të luginave, më zeshkan dhe me trup më të shkurtër se indoevropianët dhe semitët, të paluftë dhe që u pëlqente rahatllëku, shumë fetar, me kastë priftërore dhe orgjiastike, me vendlindje deltën e Nilit, deltën kënetore dhe sipërfaqe të rafshtë e cila quhel “Pilousion”, që do të thotë pilos (në gr. baltë) në qoftë se fjala është pellazge. Por mundet që kjo fjalë të jetë e përafërt etimologjikisht me fjalën “fallos” (gjendra mashkullore), domethënë emir ishte në fillim fetar siç ishin shumë emra popujsh të lashtë. Sepse popujt kamitë të Mesdheut Lindor kishin një karakteristikë të përbashkët. Adhuronin së tepërmi gjendrën mashkullore (fallos-in) dhe kishin shumë festa orgjiastike, falike, fetare.
Të gjitha emrat për gjendrat mashkullore (falike) në greqisht janë me origjinë jo-indoevropiane (pellazge). Ky popull pra kamit, që përveç deltës së Nilit banoi afërsisht gjithë unazën e Mesdheut Lindor, e kolonizoi atë (Mesdheun Lindor) deri në fillim të mijëvjeçarit të dytë p.K. dhe kryesisht e më tepër Greqinë e kurorën e Egjeut me polinezinë e saj. Me kalimin e shekujve kolonitë e veçanta përbënë fise (ose kombe) të veçanta, kurse gjuhët dhe traditat fetare pësuan edhe ato ndryshime në njëfarë niveli. Pellazgët ishin një nga këta kombe, kombi i kurorës së Egjeut.
Grekët dhe Pellazgët
Grekët ishin popull indoevropian si Kititët ose Heteoi të Azisë së Vogël, Sivinët dhe Latinët e Italisë, Keltët e Galët e Francëw dhe të gjithë me prejardhje nga veriu evropian, nga Danubi.
Pellazgët, rreth vitit 2000 p.K. ose edhe pak më herët banonin në Greqinë e Poshtme dhe në gjithë kurorën e Egjeut me polinezinë e saj. Kur them “Greqia e Poshtme” dhe “Greqia e Epërme” i përdor këto terma siç i përdornin grekët e lashtë, dhe jo siç i nënkuptojmë pak a shumë ditët e sotme, nga fakti se varrim në mur një hartë gjeografike me veriun sipër […], themi (sot) Greqi të Poshtme atë të Jugut, që ishte e lirë para vitit 1881 ose 1912 dhe të Epërme ose të Veriut, atë që u çliua pas 1912-ës. Por unë këtu them siç i thosnin grekët e Lashtë “Greqi e Epërme”, Greqisë malore (hinterland-it) dhe “Greqi e Poshtme”, zonën e ulët bregdetare, ishujt dhe Peloponezin.
Greqi e Epërme është zona e vargmaleve të Pindit, […] një zonë që e përbëhet prej 40 maleve kryesore. Ky vëllim malor përbënte “Greqinë e Epërme”. Greqi e Poshtme ishte zona bregdetore dhe fushore e Thrakës, zona fushore e Maqedonisë Qendrore e Lindore, fusha e Thesalisë, […] Peloponezi dhe […] ishujt. Pjesa aziatike pellazge që plotësonte kurorën e Egjeut nga ana Lindore e saj, më e madhe nga vetë Greqia, ishte Azia e Vogël Perëndimore që shtrihej nga Lindja deri në aksin e lumenjve Evrimedon dhe Sangarios (deri tek meridiani 31). Kjo ishte “Pellasgjia”. Dhe këta pellazgë ishin një popull i zhvilluar dhe më i zhvilluar nga Kilikët e Etruskët dhe që në fillim një popull detar, se nëpërmjet detit erdhën nga Nili.
vijon
Κυριακή, 20 Απριλίου 2008
Εγγραφή σε:
Αναρτήσεις (Atom)
